Zidane i kthen shkëlqimin Realit, ‘manita’ Gijonit, por…

Jan 17, 2016 | 18:41
SHPËRNDAJE

Real Madrid ka regjistruar fitore të thellë në përballjen ndaj Sportingut të Gijonit, duke e mundur 5-1. Pjesën e parë djemtë e Zidanes e  mbyllën 5-0, ndërsa në fraksionin e dytë Lopez shënoi golin e nderit për miqtë. Bejl e nisi goleadën i ndjekur nga dopieta e  Ronaldos dhe Benzemasë.

3042F52800000578-0-image-a-25_1453047033946

Pavarësisht kësaj fitoreje, “Los Blankos” humbi dy lojtarët kryesor të skuadrës francezin Benzema dhe uellsianin Bejl, të cilët mbetën të lënduar nga ky takim. Ndërsa pritet të mungojnë më shumë se dy javë.

Me këtë fitore Reali pozicionohet në vendin e dytë me 43 pikë, një më shumë se Barcelona, e cila ka një ndeshje më pak të luajtur.

spanj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura