“Zidan më ndryshoi, Reali ishte një ëndërr”, Ançeloti: U detyrova të ndërroja skemën vetëm që Zizu të…

| 15:37
SHPËRNDAJE

Karlo Ançeloti ka stërvitur shumë kampionë dhe lojtarë të mëdhenj në karrierën e tij si trajner, por ka zgjedhur Zinedin Zidanin si më të veçantin dhe si lojtarin që e bëri të ndryshonte skemat dhe taktikat.

15479095706504

“Me Zidanin tentova që të ndryshoja idenë rreth sistemit të lojës. Zidan ishte lojtari i parë që më dha mundësinë të luaja në një mënyrë të ndryshme. Në vitin e parë kur erdhi te Juventusi luaja me 3-4-1-2, me Zidanin që qëndronte pas Del Pieros dhe Inzagit. Vitin e dytë jo, sepse luajta me katër lojtarë në mbrojtje, por i ruajta dy sulmuesit dhe Zidanin si numër 10”, thotë trajneri i Evertonit.

Karleto tregon se Zizu ishte lojtari i parë që falë talentit e detyroi t’i gjente një rol komod në fushën e lojës. “Zidan ndryshoi idetë e mia rreth futbollit. Më parë unë luaja te Juventusi me skemën 4-4-2, por me të ndryshova. Doja të luaja me modulin ku ai të ndihej më mirë në fushën e lojës. Pas më shumë se 100 ndeshjesh nën drejtimin e Juventusit, Karlo Ançeloti nuk fitoi asnjë titull (vetëm Kupën Intertoto).

skysports-carlo-ancelotti-zinedine-zidane_4994653

Megjithatë, ai e konsideron një aventurë të bukur dhe interesante, pasi u njoh me Zidanin dhe vendosi që ta merrte në stafin e tij kur ishte trajner i Realit. Për aventurën me këta të fundit, italiani thotë se është ëndrra e të gjithëve. “Nëse je trajner, dëshiron të stërvitësh Realin e Madridit, të paktën një ditë në jetë. Unë isha 2 vite dhe ishte diçka spektakolare. Kur shkon aty, ka qindra dhe mijëra tifozë që qëndrojnë jashtë për të mbështetur ekipin”, tha Ançeloti. Italiani flet për fitoren e Champions-it, por edhe për raportin me Ronaldon.

“Reali kishte patur disa probleme përpara se të shkoja unë. Nuk mund të fitonte Champions-in prej 12 vitesh dhe kjo është diçka e papranueshme për këtë klub. Pata fatin që ta fitoja në vitin tim të parë dhe ta riktheja atë trofe në Madrid. Ronaldo? Ashtu siç thashë për Zidanin. Nuk duhet të ndërtosh skuadër për të, por t’i gjesh vendin e duhur në fushën e lojës. Një lojtar si Ronaldo nuk duhet që ta limitosh në mbrojtje, por ta lësh të mendojë vetëm për sulmin”, përfundoi trajneri italian, i cili i thuri elozhe edhe Ramosit.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.