Zidan i frikësuar për gjëndjen e ekipit: Ndaj Bajernit nuk mjafton 1 lojtar

Apr 19, 2018 | 14:55
SHPËRNDAJE

Zinedin Zidan është i pakënaqur nga rezultati i ndeshjes së djeshme kundër Bilbaos dhe thotë se ekipi luajti mirë, sidomos në pjesën e parë dhe meritonte fitoren. “Nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse bëmë ndeshje shumë të mirë. Në pjesën e parë krijuam shumë raste për të shënuar, por nuk ia dolëm. Ekipi nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund për të gjetur golin. Duhet të shënonim më parë dhe të ishim më konkretë përpara portës kundërshtare, pasi Bilbao mbrohet mjaft mirë dhe ne e dimë këtë. Kemi bërë shumë ndeshje të tilla në shtëpi në këtë kampionat dhe nuk na falen gabime të tilla”, tha fillimisht Zidan.

Zidan

Më tej, trajneri madrilen theksoi se në 1 javë kohë për të përgatitur Bajernin duhet të kërkojë më të mirën nga të tijtë. “Ronaldo është super dhe po e shijon këtë moment, por duhet të jemi të gjithë mirë për Bajernin. Vetëm ai nuk mjafton. Do të kemi pak pushim këto ditë dhe pastaj do të nisim punën për Bajernin”, tha Zizu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura