Zhvlerësimi i euros, ekspertja Nunaj për Panorama TV: Pala më e goditur janë eksportuesit, qeveria të mbështesë bizneset në mënyrë që të shmanget falimentimi i tyre

May 27, 2023 | 13:10
SHPËRNDAJE

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, është shprehur se zhvlerësimi i euros gjatë muajve të fundit ka vendosur më shumë në vështirësi eksportuesit shqiptarë.

Komentet Nunaj i bëri përmes një interviste për Panorama TV, ku tha se qeveria duhet të mbështesë bizneset, në mënyrë që të shmanget falimentimi i tyre.

Ajo shtoi se fasonët janë bizneset më të prekura nga kriza e euros, një biznes që sipas saj punëson një numër të madh personash.

Pjesë nga biseda:

A e vendosin në vështirësi këto rritje pagash?

E vendos në një lloj konkurrueshmërie. Përshembull nëse ne flasim për një mësuese, që pagën në sektorin publik bëhet më e lartë se në privat, atëherë ka njëfarë kërcënimi, pasi do të detyrohet edhe private të rrisë pagën. Nëse bizneset do ta vlerëzonin punonjësin, atëherë nuk do të kishin nevojë të ndihej ky lloj presioni. Të gjithë të punësuarve duhet t’u indeksohet paga e tyre çdo 2 vite. Pra do të ndihej konkurrueshmëria.

Nëse ne vlasim për sektorin publik, ky sektor është trajtuar si një sektor komoditeti, një institucion që ti po hyre nuk del më. Por gjithmonë do të ketë individë që do ta duan sektorin privat.

Zhvlerësimi i euros, si i keni pare masat e ministrisë së Financave?

Pala më e goditur janë eksportuesit nga zhvlerësimi i euros. Janë kryesisht kompanitë fason, ku punonjësit e tyre janë me paga minimale. Ata janë përballur me dy vështirësi. Qeveria këta sektorë duhet t’i mbështesë. Ata ndihmojnë që të ketë individë të punësuar. Këtë të punësuar nuk kanë më nevojë të kenë ndihmë ekonomike. Qeveria këta individë duhet t’i mbështesë. Krizat janë ciklike dhe shpresojmë që kjo periudhë 2023-2024 të japë mundësinë për vazhdimësi këtyre bizneseve, pra të mos lejojë falimentimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura