Ka më shumë se 15 vite karrierë si këngëtare profesioniste, por deri më tani, edhe pse ka luajtur shpesh me provokimet nëpër videoprojektet e saj, nuk ka guxuar të zhvishet deri në atë masë sa që të fitojë popullaritet me hiret femërore që ka.
Njihet si një nga femrat më seksi të skenës shqiptare, por këmbëgjata e estradës ka vendosur që për herë të parë të zbulojë një foto në të cilën shihet në bikini.
Zanfina Ismaili, deri më tani e ka ruajtur me shumë fanatizëm këtë pjesë që koleget e saja e shijojnë gati çdo ditë.
Nuk dihet se pse ky vendim i këngëtares që mos të pozojë asnjëherë në bikini, kur këngëtaret e tjera realizojnë fotosesione të shumta.
Ajo gjithnjë ka thënë që karrierën ka dashur ta ndërtojë pa skandale dhe zhveshje, por ndoshta rivaliteti dhe konkurrenca kanë bërë që këngëtarja Ismaili të marrë një hap të tillë, të zbulojë pak intimitet nga vetja për të shuar kureshtjen e fansave se si duket trupi i saj që në fakt, siç e shihni, është mëkat të mbulohet, pasi është i tonifikuar dhe shumë seksi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al