Zhvillohet  sot kampionati i parë i “Canoe & Kayak Sprint” në Liqenin e Tiranës

Nov 4, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

canoe-kajakAgjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Kanotazhit sjellin sot Kampionatin e parë “Canoe & Kayak Sprint” në Liqenin Artificial të Tiranës.

Pjesë e këtij kampionati janë të apasionuarit pas sporteve të ujit nga qytetet e Shkodrës, Lezhës si dhe anëtarë të Universitetit të Sporteve.

Gara zhvillohet në disiplinën 200m sprint me dy kategori: K1 – Kayak me 1 person (garë në mënyrë individuale) dhe K2 – Kayak me 2 persona (e ndarë në 2 bateri).

Në orën 10:00 – 11:00 ka nisur regjistrimi i të gjithë pjesëmarrësve si dhe përgatitja e materialeve për startimin e garës.

Në orën 11:00 starton gara me kategorinë K1 dhe pas përfundimit të saj nis kategoria K2

Në përfundim të garave do të shpallen rezultatet dhe do të nxirren fituesit sipas kategorive përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura