Zhvillohet konferenca e IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës, ekspertët dhe studiuesit diskutojnë për ruajtjen e dëshmive të së kaluarës

Jul 13, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

dab2ca56-8f0e-4f4d-a122-a2fd7957cc74

U mbajt këtë të hënë në qytetin e Sarandës Konferenca e IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës. Qëllimi i kësaj Konference është për të prezantuar e parë më afër zhvillimin në fushën a arkivistikës, për të shkëmbyer ide e përvoja, për ruajtje cilësore të dokumenteve e materialeve të tjera arkivore që mbeten dëshmia më e madhe e së kaluarës, çelës për të kuptuar të tashmen, por pse jo edhe të ardhmen.

909ba791-05c6-4af4-b261-7b344cac5092

Gjithashtu kjo konferencë mbledh ekspertët dhe studiuesit e arkivave, të cilët diskutojnë çdo vit për problematikat, metodologjinë e studimit, dixhitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitet e sotme.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dr. Ardit Bido, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj, Kryetari i Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma, Prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, si dhe Arkivistë të Institucioneve të qytetit Sarandë.

62af78ca-c07d-4d03-b1e9-b938238befa4

Lidhur me situaatën nga koronavirusi, për të respektuar protokollet e sigurisë, konferenca ishte ndarë në 5 tryeza duke iu referuar temave që do të kumtoheshin.

?Tryeza 1, “E drejta e informimit, të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i arkivave.”
?Tryeza 2, “Zhvillime teknologjike, shërbimi i arkivave të digjitalizuara.”
?Tryeza 3, “Inspektimi dhe trajnimet, puna e arkivistit.”
?Tryeza 4, “Historia përmes arkivave.”
?Tryeza 5, “Probleme të punës arkivore.”

Krahas konferencës, u prezantua edhe ekspozita me fotografi nga konferenca të kryera ndër vite si edhe nga botimet e DPA-së, “Buletini metodik” dhe “Arkivat Shqiptare” të cilat janë pjesë e fondit të Bibliotekës së DPA-së.

Aktiviteti që tërheq vëmendjen e historianëve e studiuesve nga i gjithë rajoni, u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe me mbështetjen e Fakultetit të Tiranës, Filiali Sarandë.

Konferenca e IV Mbarëkombëtare është traditë që vazhdon mbas tre të parave të mbajtura në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

b09a2106-1d37-4e26-b4e9-8611d2a1ce9b 8f642dc1-22eb-40cb-a69a-166dd08560af cd790c42-e963-4b64-a137-bff30e7f2266

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura