Zhvillohet edicioni i gjashtë i festivalit te kitarës, artistët e huaj performojnë për publikun shqiptar

Jun 23, 2022 | 22:00
SHPËRNDAJE

Në datë katër qershor startoi edicioni i VI i festivalit te kitarës. Ishte kitaristi i famshëm Antonio Molfetta i cili hapi festivalin me koncertin e tij solistik, i cili vinte në kuadër dhe të javës së kulturës Italiane. Artisti italian luajti një repertor të përzgjedhur me autorët më të njohur të kitares si dhe me pjesë nga kompozitorët e rinj Italian.

WhatsApp Image 2022-06-23 at 9.54.14 PM

Festivali vazhdoi në datë 9 qershor me kitaristin dhe profesorin nga Austria, Gabriel Guillen Navarro. Gabriel është Profesor në Joseph Haydn Konservatorium në Eisenstadt dhe Richard Wagner Konservatorium në Vienë, Austri.

Një koncert fantastik i cili u realizua ne bashkepunim me Ambasadën e Austrisë në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme e festivalit është dhe promovimi i talenteve të reja, për këtë arsye u zhvillua “Albania Young Talents” me kitaristin e ri, Xhoni Xhavari, në qytetin e Durresit në datë 10 qershor.

Në datë 15 qershor u zhvillua koncerti solistik, vistuozi Italian, Nino D’Amico. Koncerti u zhvillua në sallën Ramiz Kovaçi në qytetin e Krujës. Mikpritja krutane la mbresa te artisti i ri Italian i cili mbeti i mahnitur nga kultura dhe historia e heroit tone kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu.

WhatsApp Image 2022-06-23 at 9.54.13 PM

Në datë 18 qershor do të performonte në Tiranë, legjenda e kitares elektrike e Ballkanit, Vlatko Stefanovski. Nje artist shume dimensional, i cili rrënjët e muzikës së tij i ka në tabanin kulturor të muzikës ballkanike. Vlatko do të luaj në Trio në sallen e koncerteve “Tonin Harapi”. Një bashkepunim i suksesshëm me qendren kulturore të Maqedonisë së Veriut.

Festivali do të vazhdojë me kitaristen franceze Ingrid Riollot. Ajo është një nga emrat më të rendësishem të kitares klasike në Europe dhe gjithashtu presidente e shoqatës së kitaristëve klasik të francës. Festivali i kitares do të mbyllet në datë 24 qershor me kitaristin Spanjoll, Paco Seco. Ai vjen nga shpirti i Andalucisë, për të sjellë ritmet e bukur të kitares flamenco shkrire me tingujt e kitares klasike. Si një promovim i kulturës spanjolle në Tiranë, Paco do të luaj në javën ndërkombëtare të Spanjes në Shqipëri.

Denis Bizhga: “Albania Guitar Festival” është një aktivitet që synon të përhapë një kulturë dhe edukatë muzikore për brezat e rinj, duke organizuar evente në disa qytete të Shqipërisë. Ne duam të krijojmë një traditë dhe një vazhdimësi, në mbështetje të muzikantëve të rinj, duke zhvilluar koncerte,masterklase dhe konkurse. Festivalet muzikore janë pjesë e veprimtarive artistike të qyteteve që kanë një identitet kulturor. Do të jetë një platformë bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, brenda dhe jashtë vendit.

Një rol të rëndësishëm do t’i jepet partneritetit me festivale dhe konkurse rajonale si mënyra më e mirë për shkëmbimin pedagogjik, artistik dhe organizativ. Në mbështetje të projekteve me tematike sociale, do të organizohen koncerte dhe leksione për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të studentëve dhe nxënësve që studiojnë kitare. Në festival do të marrin pjesë kitaristë që luajnë në skenat më të rëndësishme evropiane, dhe ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura