“Zhvillimi nuk pengohet me kauza ‘fake’” – pas shembjes së godinës në Astir, Balla: Flamuri i PD u shpronësua me më shumë se 1 milionë $

Jan 11, 2020 | 18:09
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas shëmbjes nga IKMT të pallatit 6-katësh në zonën e Astirit, duke i hapur rrugë ndërtimit të projektit të Unazës së Madhe.

pjimage (6)

Përmes një postimi në facebook, Balla deklaron se përpjekja e ndonjë parti(z)e për të penguar apo vonuar zhvillimin, duke ngritur kauza ‘fake’, është po aq dështuese sa lideri fake i partisë që dikur ishte Partia Demokratike.

Sipas Ballës, flamuri i PD në Astir u shpronësua me më shumë se 1 milionë dollarë për t’i hapur rrugë unazës së re dhe bashkë me Bashën donte të mbante edhe paratë e shpronësimit dhe godinën.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përpjekja e ndonjë parti(z)e për të penguar/vonuar zhvillimin duke ngritur kauza fake, është po aq dështuese sa lideri fake i partisë që dikur ishte partia demokratike. Flamuri i partisë në Astir u shpronësua me më shumë se 1 milionë dollarë për t’i hapur rrugë unazës së re dhe bashkë me Lulin donte të mbante edhe paratë e shpronësimit dhe godinën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura