“Zhvillimi i gjithanshëm i sportit, përgjigje ndaj Covid”, Vasili prezanton programin e LSI: Ligje të vërteta e jo propagandë

Feb 27, 2021 | 12:19
SHPËRNDAJE

Në prezantimin e programit për sportin, Petrit Vasili tha se LSI angazhohet per ligje të vërteta që zhvillojnë sportin, investimi për sportin është investim shëndetësor dhe social.

petrit vasili

Nënkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim,  tha se nuk duhet “të harrojmë asnjëherë që pa një sport të zhvilluar nuk mund të ketë një Shqipëri të shëndetshme. Të shëndetshme nga pikëpamja shëndetësore por edhe jo shoqërore”.

Sipas Vasilit, zhvillimi i gjithanshem i sportit eshte edhe nje pergjigje ndaj Covid-19.

“Të rinj dhe sa më mijëra sportistë të kemi në disiplina shumë sportëshe dhe jo në vetëm një, unë jam një adhurues i madh i futbollit, por beteja me sportin nuk është kurrë e fituar në rast se të gjitha sportet nuk ecin dhe zhvillohen.

Jo të gjithë njerëzit kanë një vokacion, njerëzit e duan sportin në të gjitha format e veta, kështu ka lindur që nga lashtësia sporti shumë sportësh, por sot dimensioni i tij pas Covid-it merr një rol që nuk e ka pasur kurrë më parë.

Shqiptarët dhe e gjithë bota kanë nevojë për sportin më shumë se një ditë më parë dhe qoftë mënyra se si administrohet ky sport, qoftë mënyra si motivohen, qoftë ata që janë profesionistë, qoftë ata që janë amatorë por për t’iu kthyer të vendosur e pa kthim sportit edhe një herë është një dimension që duhet të punojmë që të gjithë, pasi na duhet patjetër një shoqëri e shëndetshme dhe për këtë çdo sforco deh sakrificë do ia vlente dhe do të ishte pak ne raport më atë të madhe që pritet nga sporti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura