Mjetet e blinduara të ushtrisë në autostradën Tiranë- Durrës, ministria: Ja e vërteta

Apr 16, 2018 | 15:09
SHPËRNDAJE

Pas një lajmi të publikuar në media ku shiheshin disa makina ushtarake që po krtyenin një zhvendosje ka ardhur një reagim dhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Në reagimin zyrtar të ministrisë  thuhet se  këto mjete janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

ministria-e-mbrojtjes

Njoftimi i plotë

Ministria e Mbrojtjes dëshiron të informojë mediat dhe opinionin publik se mjetet ushtarake që po transportoheshin në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat iu referohet disa media, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Më datë 14 prill 2018, 13 mjete High Mobility Multipurpose Ëheeled Vehicle (Humvee), pjesë e fazës së fundit, kanë mbërritur në Portin e Durrësit dhe u transportuan në Tiranë.

Deri tani, si pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për FA shqiptare kanë ardhur 75 mjete Humvee.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura