Zhvendoset çadra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, MSH: Mjekët dhe vaksinatorët do të japin shërbim pranë qendrave shëndetësore

Nov 23, 2021 | 17:20
SHPËRNDAJE

Pika e vaksinimit kundër koronavirusit e vendosur në “Sheshin Skënderbej” do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore dhe stadiumit “Air Albania”.

sheshiskenderbej

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë me anë të një postimi në rrjete sociale.

Duke filluar nga dita e enjte, 25 nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do jetë në shërbim të qytetarëve pranë qendrave shëndetësore.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore

Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Për të kryer vaksinën #antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

 

Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura