“Zhurmë, penxheret fluturuan”, pronarja e banesës ku shpërtheu bombola e gazit në Korçë rrëfen momentin: Djali u godit nga qelqurinat, komshinjtë e dërguan në…

Jan 30, 2023 | 16:46
SHPËRNDAJE

Një bombël gazi shpërtheu ditën e sotme në katin e katërt të një pallati në Korçë.

Capture-219

Si pasojë e shpërthimit është lënduar një person, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pronarja e shtëpisë ku shpërtheu bombola, Shpresa Gjoka, ka treguar për mediat më shumë detaje nga ngjarja.

Gjoka ka bërë me dije se në momentin e shpërthimin në shtëpi ka qenë vetëm i biri, i cili edhe mbeti i dëmtuar.

Ajo thotë se djali u godit nga qelqurinat gjatë shpërthimit dhe sipas saj ai u dërgua në spital nga komshinjtë.

“Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj. Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante.

Në banesë ishte vetëm djali i cili u godit nga qelqurinat. Është dërguar në spital nga komshinjtë të cilët më njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë ne të shkretët që jemi të sëmurë.

Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha penxheret 4 ose 5. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali”, ka rrëfyer ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura