Zhulio Sezar rrëfen vitin e tripletës: Si e bëra Lionel Mesin të qante

Apr 19, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

E shtunë në mbrëmje në Rio De Zhaneiro, mesnatë në Milano. Zhulio Sezar do të luajë ndeshjen e fundit në futboll dhe stadiumi “Maracana” do të ngrihet në këmbë për të. Portieri që bëri histori me Interin tregon sekretet e karrierës së tij.

Një tjetër legjendë e Interit të tripletës i thotë lamtumirë futbollit. Në Milano ju quanin kapësi i ëndrrave. E keni arritur më të bukurën?

Ka qenë shumë e bukur karriera ime në këto 20 vite. Më e bukur sesa një ëndërr. As kur isha adoleshent dhe fantazoja, nuk e kisha menduar kurrë një karrierë të tillë.
Hulio Sezar

Po festën e së shtunës si e imagjinoni?

Një lloj mirënjohjeje. Jo për mua, por për ata që më ndihmuan të arrija gjithçka: Flamengon që më mori kur isha fëmijë dhe më shoqëroi deri në momentin që u bëra burrë, gati për futbollin europian. Dua të falënderoj edhe tifozët.
Do të qani apo jo?

Tifozët e Interit e dinë… Mua nuk më plas për kamerat dhe nuk turpërohem kurrë kur qaj. Nëse do të më vijë për të qarë, sigurisht që do ta bëj.

Ju firmosët me Flamengon dhe thatë: Do t’i shijoj këto 3 muaj të fundit.

Dhe i kam shijuar vërtet. Më shumë nga sa e kisha imagjinuar. Jam 38 vjeç dhe u ndjeva 17 mes talenteve dhe adoleshentëve të Flamengos. Ashtu si Vinicius, i cili në ato muaj më vodhi zemrën. Më tha: I kam kërkuar Flamengos që të qëndroj deri në fund të sezonit sepse këtu je ti, dua të mësoj nga ty.

Meqë folëm për Viniciusin, është kaq i fortë sa thuhet?

Ka diçka speciale dhe bën gjëra si një fenomen. Por, është shumë i ri dhe duhet t’i japim kohën.

Intervistën e plotë e lexoni në versionin print të gazetës “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura