Zhufo zyrtarizohet te Vardari, tregon arsyet e largimit nga Flamurtari

Jul 11, 2018 | 17:56
SHPËRNDAJE

Viktor Zhufo duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të fillojë të luajë për ekipin e Vardarit në Maqedoni. Sezonin e kaluar ai luajti për Flamurtarin por në fund të sezonit u largua duke dhënë dhe disa arsye për këtë largim. Ai ka folur për largimin nga Flamurtari gjatë një interviste për “Globoesporto”:

Juffo

“Në Shqipëri kisha disa situata të vështira për t’u kuptuar. Ishin situata jo normale, besoj. Na janë akorduar më shumë se dhjetë penallti kundër ekipit tonë dhe disa prej ishin absurde. Të gjithë në fushë ishin të paralajmëruar para ndeshjeve se diçka e tillë do të ndodhte gjatë ndeshjes. Këto situata, për mua, ishin absurde dhe vendimtarë që unë të lija Flamurtarin”.

zhufo2-470x313

Ndërsa kur u pyet në lidhje me sezonet që ka luajtur te Shkëndija ai shprehet: Kanë qenë sezone të mira ato me Shkëndijën. Mua m’u hapën dyert dhe emri im u bë i njohur në Maqedoni. Do të jetë e vështirë të luajë kundër tyre, pasi kam një lidhje të fortë me tifozët. Do jetë një eksperiencë e re të luaj me rivalët e tyre, por në futboll duhet të jesh profesionist, nuk ka rrugë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura