Zhgënjimi në Ligën e Kombeve, Lilaj: Ky kompeticion si ndeshjet miqësore, s’merresh vesh me shokët kur…

Nov 15, 2018 | 13:46
SHPËRNDAJE

Mesfushori Sabjen Lilaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” ku u shpreh:

bandicam 2018-11-15 13-33-04-888

“Ky kompeticion është në vend të ndeshjeve miqësore. Është një përgatitje për Europianin. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ekipin kombëtar. Çdo lojtar që vjen duhet të tregojë vlerat. Rezultatet e mira ndikojnë në frymën e grupit, që të jemi më të fortë në ndeshjet në vijim.

Tentuam që të shkonim në Europian nëpërmjet Ligës së Kombëve, po është shumë e vështirë të kalojmë. Shpresoj të na këtë ndihmuar për Europianin.

Çfarë nuk shkoi? Golin e parë në Skoci ishte pozicion jashtë loje. Në Izrael luajtëm mirë po për shkak të mos shpërqendrimit pësuam gola. Bëmë paraqitje të mirë. Nuk e di nëse ka ndonjë shans po dolëm të dytët.

Nuk them që ishte mos impenjim. Nuk e kemi luksin që të marrim lehtë asnjë skuadër. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh. Nuk kemi qenë grup. Në këtë aspekt duhet të punojmë. Nuk ka kulitet të madh në ekipin tonë. Duhet të punojmë në grup.

Është e vështirë kur ndërrohen lojtarët. Nuk merresh vesh me shokun e skuadrës. Zgjidhjet i bën trajneri. Ne i respektojmë vendimet. Shpresoj që së shpeti të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë.

Kemi punuar për gjetjen e goli. Skema do përshtatet për të qenë sa më afër portës kundërshtare. Goli është pak fat. Balaj ka pasur 3-4 raste të mira. Në qoftë se fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do jetë ok”, u shpreh Lilaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura