Zhgënjim kastastrofik për Sionin e Tramezanit/ Golat e futbollistëve shqiptarë ngjisin Lozanën në elitë

Jun 6, 2023 | 22:56
SHPËRNDAJE

Zhgënjim kastastrofik për Sionin e trajnerit Tramexani, ku u aktivizua dhe sulmuesi Mario Baloteli. Jo vetëm vendi i fundit në renditje, por mbrëmjen e sotme Sioni preu përfundimisht biletën për një kategori më poshtë duke u mposhtur nga Lozana me rezultatin e përgjithshëm 6 me 2. 

LOZANAAA

Në duelin e parë skuadra e kuqe triumfoi me rezultatin 0-2, teksa në ndeshjen e dytë, atë të kthimit Lozana vulosi ngjitjen në elitën duke mposhtur 4-2 Sionin, ku protagonistë absolut ishin dy futbollistët shqiptarë Liridon Mulaj që shënoi dopietë edhe Alban Ajdini gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34-t.

Një sukses fantastik ky për skuadrën që këtë sezon militoi në kategorinë e parë në Zvicër. Përveç Ajdinit dhe Mulajt, te skuadra e Lozanës aktivizohet edhe shqiptari tjetër Hajrulahu, që është dhe kapiteni i ekipit si dhe lojtari me numrin 10 Qarri.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura