Zhgënjeu me Partizanin, Edgar Çani rikthehet në Shqipëri, menaxheri: Do kemi përsëri…

Jul 10, 2020 | 11:50
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Kombëtares Edgar Çani u afrua me bujë te Partizani, në merkaton e verës së 2017-ës, por zhgënjeu totalisht me paraqitjet e tij dhe u largua nga të kuqtë pas vetëm një sezoni, duke kaluar te Vibonese në Itali.edgar cani

Pikërisht me këta të fundit sulmuesi 30-vjeçar e mbylli në janar të këtij viti dhe prej asaj kohe është një lojtar i lirë.

Megjithatë shumë shpejt Çanin mund ta shohim në një ekip tjetër, ndoshta edhe në Shqipëri. Kjo edhe për shkak të një fotoje të postuar nga menaxheri i njohur shqiptar, Mario Cenolli.

Ky i fundit ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar së bashku me Çanin, teksa e shoqëron me shkrimin: “Përsëri në Tiranë me bomberin, Edgar Çani. Do kemi surpriza përsëri”.

107994802_2412847132346598_561560301545124105_n

Me këtë menaxheri Cenolli lë të kuptohet se akordi me një ekip është shumë afër dhe së shpejti Çanin pritet ta shohim me skuadër tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura