Zhgënjen Sabiani, kënga dedikuar Sali Berishës rezulton e vjedhur nga një këngë greke. Shikoni videot

Apr 19, 2015 | 11:31
SHPËRNDAJE

Nuk kaloi pa bujë kënga që këngëtari i muzikës turbo folk, Sabiani, i dedikoi Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha.

Këngët që u dedikohen personazheve të caktuar, të cilët janë akoma gjallë dhe në aktivitet, duken sot si diçka e ekzagjeruar, sidomos për shqiptarët të cilët në diktaturë kanë dëgjuar plot të tilla, por te ne ndodh akoma edhe sot.

Ajo që kemi zbuluar, është se kënga në fakt nuk është origjinale. Ajo rezulton e vjedhur nga një këngë greke, me titullin “Gourban se son to theleman”, e kënduar nga Babis Kemanetzidis dhe Pela Nikolaidou.

Kjo këngë është hedhur në treg në vitin 2011 dhe duhet thënë se ka pasur mjaft klikime në youtube, pra nuk mund të kalonte pa rënë në sy.

Ai që e zbuloi këtë vjedhje është një tjetër këngëtar. Ai quhet Arjan Korkaj dhe në profilin e tij në facebook ka postuar këngën greke, duke e akuzuar kolegun se ka vjedhur një vijë melodike, pa bërë as ndryshimin minimal, gjë që, nëse dëgjohen të dyja këngët, rezulton e vërtetë.

Sabiani këngën e tij e krijoi në tetor të vitit 2012, ai nuk i bëri klip këngës, por e hodhi në youtube vetëm me disa foto të ish-kryeministrit Berisha.

Kënga mori rreth 200 mijë klikime, ku pati nga ata që e komplimentuan e të tjerë që e kritikonin, duke i thënë se deri dje i këndonim Enver Hoxhës, mos na kthe më në atë kohë!  
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura