Zhegrova: Goli nuk ishte kundërpërgjigje për Panuçin, iu kërkoj falje për gjestin në fundin e ndeshjes

May 29, 2018 | 22:34
SHPËRNDAJE

Dy gola në 3 ndeshje, në një moshë kaq të re? Çfarë po ndodh?

Ekipi ka bërë një ndeshje mjaft të mirë në të dyja pjesët. Në fund puna na u shpërblye.

zhegrova

Merita e trajnerit Shaland për aktivizimin…

Jam shumë i lumtur që ai më ka dhënë mundësinë. Është një ndjenjë e veçantë të luaj për shtetin tim. Mundohem që të jap maksimumin.

Për golin, a ishte një kundërpërgjigje për Panuçin?

Nuk ishte kundër Panuçit ose ekipit të Shqipërisë. E shtënova për shtetin tim, nuk ishte kundërpërgjigje. Unë jam krenar që shënove për shtetin tim. Këtë gol ia u dedikoj të gjithë tifozëve, familjes dhe gjithë shtetit të Kosovës.

Dua të kërkoj falje për veprimin që bëra në fund. Nuk ishte me qëllim të keq kundër Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura