Zhdukni shenjat në trup për 2 javë, me këtë krem të përgatitur në kushte shtëpie

Aug 12, 2017 | 10:07
SHPËRNDAJE

Shumë njerëz kanë shenja në trup, të cilat ndonjëherë ndikojnë edhe në vetëbesimin e tyre për shkak se mund t’i kenë në vende të dukshme. Përpjekja për t’i eliminuar me produkte dhe metoda të kushtueshme, mbetet shpesh e pamundur për shkak të gjendjes ekonomike. Për më tepër edhe sepse në një pjesë të madhe nuk janë efektive.
Lajmi i mirë është se ju mund t’i zhdukni këto shenja shumë thjesht vetëm me këtë krem të bërë në shtëpi. Është tërësisht natyral.1 (8)

Përbërësit:
1/4 gotë gjalpë kakao
¼ gotë vaj ulliri
1 lugë gjelle mjaltë
4 pika vaj livando

Përgatitja:
Vendosni gjapin e kakaos të shkrijë në një tigan në temperaturë mesatare. Më pas hidhni edhe përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë. Largojeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 20 minuta.
Hidheni pastaj në një kuti ose kavanoz të pastër. Aplikojeni kremin direkt në lëkurë. Përdoreni për 2 javë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Rezultatet do të jenë mahnitëse./Shije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura