Zhdukja misterioze e avokatit Muço prej 10 ditësh, zbulohen dy pistat e hetimit

Nov 12, 2017 | 21:38
SHPËRNDAJE

Asnjë gjurmë nga avokati Besnik Muca. Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga zhdukja e 54-vjecarit, policia dhe familja Muca nuk ka asnjë ide për vendndodhjen e tij. Besnik Muca, i cili është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej datës dy të këtij muaji dhe konkretisht nga bashkëshortja qe ndodhet në Itali, rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe sistemin TIMS.

durres

Sipas Policisë, kjo do të thotë se avokati është nisur me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit, ku si destinacion final kishte Macereta-n në Itali aty ku jeton bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Por, 54-vjecari nuk mbërriti në destinacion edhe kur kanë kaluar dhjetë ditë nga nisja. Mësohet se Muca jetonte mes Tiranës dhe Macereta-s. Ai punonte si avokat i pavarur në Tiranë dhe dy herë apo edhe më shumë në muaj udhëtonte drejt Italisë për t’iu bashkuar familjes që jeton atje.

VERIFIKIMET

Pas denoncimit më Itali nga bashkëshortja, edhe vëllai i avokatit nga kryeqyteti bëri denoncim pranë policisë së Durrësit me qëllim që të nisnin hetimet zyrtarisht nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Menjëherë pas denoncimit të vëllait, policia e Durrësit nisi hetimet dhe verifikimet në pikën kufitare. Burime nga policia thanë për gazetën “Panorama” se nga verifikimet Besnik Muca rezulton të jetë nisur në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit. Sipas burimeve, ai ka bërë check-in dhe ka kaluar në sistemin TIMS. Nje dokument të tillë zyrtar që tregon se Muca ka kaluar kufirin e disponon edhe gazeta “Panorama“.

“Menjëherë pas denoncimit të vëllait, nisëm hetimet dhe kryejmë verifikimet e rastit për ngjarjen në fjalë. Nga verifikimet rezulton që shtetasi Besnik Muca të jetë nisur me tragetin e linjës. Rezulton që Muca të ketë kaluar të dy kordonët në Pikën Kufitare (check-in dhe sistemin TIMS). Në këto kushte, dimë që shtetasi Besnik Muca i denoncuar i zhdukur nga familjarët ka hipur në traget dhe është nisur drejt Italisë”,-thanë burime nga grupi i hetimit që është ngritur për zbardhjen e kësaj zhdukje misterioze të avokatit nga kryeqyteti.

DYSHIMET

Policia dyshon se duke marr parasysh faktin që Muca të jetë imbarkuar në traget, zhdukja e tij mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimit në mënyrë misterioze (mund të jetë vetëhedhur nga trageti ose shtyrë nga persona te tjerë në det). Për këtë arsye, është urdhëruar që rojet bregdetare të patrullojnë përgjatë bregdetit shqiptar me qëllim për të verifikuar nëse trupi i tij ka dal në breg. Grupi hetimor po verifikon nëse avokati Besnik Muca ka pasur konflikte apo ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë prej klientëve të tij, ndërkohë që ushtronte aktivitetin e avokatit të lirë në kryeqytet.

“Po vazhdojmë me hetime intesive dhe verifikim të cdo indicie që kemi. Një ndër pistat që po verifikojmë është edhe ajo e ndonjë konflikti me klientët e tij. Dy janë pistat aktuale: E para të jetë vetë hedhur nga trageti ose shtyrë nga persona të tjerë dhe e dyta që të jetë zhdukur në mënyrë misterioze në territorin italian.

Do verifikojmë aktivitetin e avokatit për të parë nëse ka konflikt me ndonjë klient, pasi zhdukja e tij në mënyrë misterioze bënë të dyshojmë se mund të kemi të bëjmë edhe me ndonjë larje hesapesh”,sqarojnë burime nga grupi hetimit. Muça i ka humbur kontaktet me familjarët që nga data 2 nëntor, kur ai do të imbarkohej në traget, për t’u nisur drejt Italisë. Që prej asaj dite, bashkëshortja, familjarët e tjerë në shqipëri, shokët, të njohurit dhe të afërmit e tij nuk e kanë idenë e vendndodhjes së 54-vjecarit.

/Leonidha Musai/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura