Zhdukja misterioze e 16-vjeçares, zbulohet letra e vajzës për prindërit

May 29, 2016 | 11:10
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë mësuar për zhdukjen e 16-vjeçares nga Sukthi, familja e së cilës nuk kishte asnjë lajm për të prej datës 17 maj.

Vajza-ZhdukjaGazije Kazija ka lënë një letër në shtëpi para se ajo të largohej, mesnatën e 12 ditëve më parë. Vajza kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”.

Vajza u largua në mesnatë nga banesa pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Babai i saj, emigrant në Greqi, u kthye në Shqipëri pas lajmit për zhdukjen e saj.

Deri më tani është mësuar gjithashtu se vajza është larguar nga shtëpia me një taksi, dhe ka zbritur në vendin që njihet si Plepat.

Babai i vajzës u arrestua nga policia pasi goditi me thikë taksistin të cilin e fajësoi përse i dërgoi vajzën në mesnatë.

Për këtë ngjarje ai është shpallur në kërkim nga policia. Taksisti mësohet të jetë shprehur në polici: Më goditi me thikë, s’kam lidhje me zhdukjen, isha në punë

Familja Kazija e ardhur nga Dibra dhe banon në Sukth të Durrësit prej disa vitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura