Zhdukja e mistershme e vajzës 16-vjeçare/ Flet nëna: Është njohur me një djalë, i lexova mesazhet në telefon! Ja biseda ime e fundit me Elizën

Jan 18, 2022 | 13:02
SHPËRNDAJE

Nëna e Eliza Tozajt, ka deklaruar se dy ditë para zhdukjes së vajzës së saj 16-vjeçare, prindërit kanë lexuar në telefonin e të miturës mesazhet që ajo shkëmbente me një djalë.

Nëna u shpreh në emisionin “Me zemër të hapur” që e kanë këshilluar Elizën qetësisht që të merret me shkollën pasi nuk është në moshë për një lidhje.

Nëna thotë se mendoi se kjo çështje ishte mbyllur me kaq, por dy ditë më vonë vajza është zhdukur në mënyrë të mistershme. Ajo thotë se e njeh djalin me të cilin po bisedonte vajza e saj, dhe mendon se ai ka dijeni për vendndodhjen e saj.

rrefimi 1.1

RRËFIMI I NËNËS

Entela Tozaj: Kemi pyetur të gjithë, nxënësit e shkollës dhe asnjëri nuk di asnjë gjë për Elisën. Bën 16 vjeç në qershor. Është nxënëse e vitit të parë e shkollës tregtare. Kishte dal për në shkollë pas të motrës.

Pyetje: Ka vënë re motra diçka të pazakontë?

Entela Tozaj: Jo asnjë gjë. Si zakonisht, u ngritën nga gjumi, hëngrën mëngjesin. U përgatitën për në shkollë. Unë isha në punë, burri ishte në punë.

Pyetje: E patë të shqetësuar?

Entela Tozaj: Patëm një problem, sepse ishte e lidhur me një djalë. I gjetëm mesazhet në telefon dhe e këshilluam që të mos ndërmerrte këtë veprim. Mesazhin e kemi kapur ditën e mërkurë, Elisa është larguar ditën e premte. Elisa rrinte pak e mërzitur, por jo që të bënte këtë veprim. Një ditë nuk vajti në shkollë.

Pyetje: Kush ia kapi mesazhet?

Entela Tozaj: Mesazhin e pashë unë.

Pyetje: Çfarë diskutonin?

Entela Tozaj: Nuk kishte shumë detaje sepse i fshinte. E pyeta dhe më tregoi, dhe i thashë nuk është mirë Elisa sepse ke shkollën. Elisa kishte marrë një telefon të vjetër në shkollë. Kishte hapur një adresë në snapchat dhe personi i fundit që ka folur ka qenë ai djalë. Mesazhet ia kam dorëzuan policisë. Ai është i vetmi person që ka komunikuar dhe besoj që e di vendndodhjen e vajzës sime.

Pyetje: Sa vjeç është?

Entela Tozaj: Ka qenë ish-nxënës i shkollës, është 23-24 vjeç.

Pyetje: Ku ishin njohur?

Entela Tozaj: Nuk më tregoi se nuk më kthente përgjigje. Nuk më ka dhënë shumë detaje. U munduam që t’ia shpjegonim sa më të qetë, që edhe Elisa ta kuptonte.

Pyetje: Në debat është përfshirë edhe babai?

Entela Tozaj: Babai e mori vesh më pas dhe si prind i foli me të mira. Menduam se çdo gjë u mbyll aty sepse Elisa tha do vazhdoj shkollën, do bëj siç thoni ju.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura