Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt/ Rama: Policia shumë shpejt do dalë me një version zyrtar! Është aluçinante dhe kriminale që …

Sep 22, 2022 | 22:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të dalë me një version zyrtar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Sipas tij, kjo ngjarje ka qenë një nga arsyet që është larguar edhe Drejtori i Policisë së Shtetit.

ervis martinaj edi rama

Ai sqaroi se policia nuk duhet te kete thjesht informacione per këtë ngjarje, por edhe prova me qellim qe te dale me informacion te saktë zyrtar.

Rama: Kjo ishte ndoshta arsyeja kryesore mes atyre arsyeve që përmenda që ne e pamë të udhës që ti kërkojmë drejtorit të policisë që   të bëjë një hap prapa. Është e papranueshme që vendi të jetojë me një Big Brother të kronikës së zezë, me spekulantë që hedhin lloj lloj versionesh dhe me median që ushqehen me këtë telenovelë në pamundësi për të pasur versionin zyrtar. Unë besoj dhe shpresoj që policia duhet të dalë me versionin zyrtar. Policia nuk duhet të ketë thjesht informacione, por duhet të bazohet tek provat.

Pyetje: Keni ju një versionin tuaj?

Rama: Unë jam i informuar nga policia dhe policia duhet të ketë një version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër sesa kanë të tjera, por duhet të ketë qartësi kur e bën një komunikim zyrtar dhe qartësia është e bazuar në fakte.

Unë uroj që policia ta ketë sa më shpejt, sepse nuk mund të vazhdohet kështu pa fund.

I pyetur nëse rikthimi i lojërave të fatit ka lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, Rama tha se kjo është kriminale dhe alucinante.

“Kjo është alucinante dhe kriminale. Ndërkohë cështja e lojërave të fatit është e qartë, nuk ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ne nuk flasim për rikthim të lojërave të fatit,. Nuk ka shans që sa të jem unë të rikthehen lojërat e fatit. Ne kemi një problem të vetëm për tu ballafaquar që ka të bëjë me bastet sportive online, që janë një problem që e ka gjithë planeti. E ka Kina, e cila ka dënimin me vdekje të aktiviteteve të kësaj natyre”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura