Zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj, hetuesit i përqendrojnë kërkimet në Vlorë. Dyshohet se…

Aug 13, 2022 | 16:19
SHPËRNDAJE

Zhdukja e mistershme e 40-vjeçarit Ervis Martinaj duket se ka vënë në vështirësi grupin hetimor pasi  është rasti i parë që prokuroria hap çështje për rrëmbim personi ndaj dikujt që është në kërkim ndërkombëtar.

ervis-martinaj-1-1

News 24 bën me dije se Prokuroria ka nisur të vendosë nën përgjim dhe vëzhgim persona të cilët dyshohet se mund të kenë kontakte me Ervis Martinaj.

Kontrolle po ushtrohen gjithashtu dhe në disa zona që konsiderohen si baza të sigurta të 40-vjeçarit për t’i shpëtuar policisë dhe kundërshtarëve.

Hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta.

Kujtojmë se hetimet për zhdukjen e Martinaj nisën pas denoncimit në policinë e Kurbinit të xhaxhait të tij Faik Martinaj, i cili tha se kishte humbur kontaktet me nipin dhe dyshonte se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur për shkak të konflikteve që ka me grupe të ndryshme kriminale.

Krahas pistës së rrëmbimit, policia ka gjithashtu dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura