Zhdukja e gazetarit/ Demokratët presion Trumpit: Trego bizneset që ke në Arabinë Saudite

Oct 19, 2018 | 11:37
SHPËRNDAJE

trump

A është Arabia Saudite fajtore në zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi? Presidenti i SHBA-së Trump premton zbardhjen dhe thekson, se ai nuk ka interesa financiare ne Arabinë Saudite. Demokratët në opoztë duan të dinë, nëse kjo është e vërtetë: Njëmbëdhjetë senatorë kërkojnë nga presidenti dhe grupit të firmave që drejtohet nga djemtë e tij sqarim “për çdo lidhje financiare mes organizatës Trump dhe mbretërisë së Arabisë Saudite”. Ka shkas për t’u shqetësuar lidhur me “konfliktet e interesit financiar”.

Senatorët – ndër ta Tom Udall, Cory Booker, Elizabeth Warren dhe Richard Blumenthal – i referohen faktit që javën e kaluar 22 kolegë të tyre përtej kufijve partiakë i kërkuan presidentit hetimin për zhdukjen e Khashoggit dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Arabisë Saudite. Në një letër të njëmbëdhjetë senatorëve drejtuar Trumpit thuhet: “Është domosdoshmërisht e nevojshme, që vendimi për sanksione dhe politika e SHBA-së ndaj Arabisë Saudite në përgjithësi të mos influencohet prej konfliktit të interesave, që mund të ekzistojnë për shkak të marrëdhënieve të ngushta financiare me Arabinë Saudite apo të familjes tuaj.”

Edhe organizatës Trump senatorët i dërguan një letër me kërkesën për zbardhje. Kryesimin e bizneseve të grupit të firmave pas marrjes së postit në fillim të vitit 2017 Trump ia kaloi djemve të tij Donald Jr. dhe Eric, por ai i mbajti aksionet e veta. Në fushatën elektorale Trump krenohej me marrëdhëniet e tij të mira të biznesit me Arabinë Saudite. Arabët sauditë do t’i blinin atij banesa në shumën e “40 milionë dollarëve, 50 milionë dollarëve”, dekalronte ai.

Trump u mbrojt në Uashington me insistim prej akuzave, që ai në këtë rast po e merr në mbrojtje Arabinë Saudite. Ai do ta dijë, se çfarë ka ndodhur me Khashoggin. “Këtë mund ta dimë deri në fund të javës.” Që pas zhdukjes së gazetarit kritik ndaj regjimit Trump ka nxjerrë mesazhe kontradiktore. Kështu ai e kërcënoi Riadin me “ndëshkim të rëndë”, nëse konstatohet që Arabia Saudite është e implikuar në këtë rast. Njëkohësisht ai shpesh e ka theksuar partneritetin me Arabinë Saudite dhe domethënien e eksporteve miliardëshe me armatime të SHBA-së në këtë mbretëri. Ai kërkoi prezumimin e pafajësisë ndaj Riadit.

Edhe ministri i Jashtëm i SHBA-së Mike Pompeo pas vizitave në Riad dhe Ankara tha, se qeveria e SHBA-së pret rezultatet e hetimeve, përpara se ta gjykojë qendrimin kundrejt sauditëve. Pompeo disa herë iu shamng pyetjeve lidhur me detajet sa i përket kredibilitetit të sauditëve. Një filmim nga kamera e sigursë e tregon Kashoggin duke hyrë në konsullatë (Reuters TV).

Khashoggi më 2 tetor shkoi në konsullatën saudite në Stamboll, për të marrë dokumentat për martesën e planifikuar. Qysh nga ajo ditë gazetari është zhdukur. Ai jetonte në emigracion jashtë vendit, kohët e fundit në SHBA. Autoritetet turke, sipas njoftimeve në media, mendojnë, që Khashoggi është vrarë në konsullatë nga një komando speciale e ardhur prej Arabisë Saudite. Mbretëria saudite përbetohet për pafajësi dhe hedh poshtë çdo përgjegjësi mbi rastin.

“New York Times” njoftonte, se përfaqësues të autoriteteve turke të mërkurën (17.10) kanë përshkruar regjistrime mizore në audio. Prej kësaj del, që Khashoggi brenda pak minutash pas hyrjes në konsullatë është torturuar, ndër të tjera atij i është prerë një gisht. Pak pas kësaj atij i kanë prerë kokën dhe e kanë coptuar. Vrasësit janë larguar sërish brenda dy orësh. Autoritete turke prej ditësh japin informacion anonim në media, që ngarkojnë Arabinë Saudite. Lidhur me regjistrimet në audio dhe video Trump është shprehur, se nuk e di nëse ato ekzistojnë. “ndoshat ata e bëjnë këtë, ndoshta e bëjnë këtë.”

Sipas “New York Times” shërbimet sekrete të SHBA-së gjithnjë e më shumë janë të bindura, se princi trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman, djali i mbretit, ka të bëjë me zhdukjen e gazetarit Khashoggis. Po shtohen të dhënat që princi trashëgimtar është i implikuar në këtë rast –  punonjës të shërbimit të sigurisë në kohën e zhdukjes së Khashoggit ndodheshin në konsullatë dhe ata posedojnë regjistrime, në të cilat diskutohet për arrestimin e  Khashoggit, njofton gazeta duke iu referuar qarqeve të shërbimeve sekrete të SHBA-së dhe BE-së. Si rrjedhojë është shumë e pamundur që angazhimi i shërbimti sekret saudit të jetë bërë pa dijenin ë princit trashëgimtar. Vlerësimet e tyre ata do t’ia paraqesin presidentit Trump.

Për shkak të çështjes Khashoggi ministri i Jashtëm i Gjermanisë socialdemokrati Heiko Maas i pezulloi tani për tani planet e tij për udhëtim në Arabinë Saudite. Maas tha në Berlin, se do të presë fillimisht hetimet. DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura