Zhdukja e dhjetëra emigrantëve pas fundosjes së varkës, kërkimet në jug të Rodos të pafrytshme

Aug 10, 2022 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kërkimet në jug të Rodos për gjetjen e ndonjë personi të zhdukur pas fundosjes së një varke me emigrantë kanë qenë të pafrytshme.

emigrante

Deri më tani, 29 persona, të gjithë burra, janë shpëtuar. Dy prej tyre janë transportuar me helikopter në Karpathos dhe 27 me një cisternë greke në Kos.

Emigrantët thanë se në varkë kishte gjithsej rreth 60 deri në 80 persona në bord. Në zonën detare ku ndodhi ngjarja po operojnë dy varka shpëtimi të rojes bregdetare, një anije e marinës, tre anije lundruese dhe një helikopter.

Sipas informacioneve, emigrantët në bordin e varkës ishin nisur dy ditë më parë nga Antalia e Turqisë, me destinacion Italinë, por mjeti lundrues u fundos mbrëmë.

Fatkeqësisht kushtet e motit nuk favorizojnë kërkimet pasi deti është i trazuar. Nga të shpëtuarit, një numër i vogël prej tyre kishin veshur jelek shpëtimi, ndërsa pjesa tjetër jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura