Zhduket ish-gardisti që dëshmoi kundër Arben Frrokut, e ëma: Im bir në Gjermani për të kuruar vajzën e sëmurë. Kam 3 muaj pa folur

Apr 9, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

“Im bir ndodhet në Gjermani, jo për të kërkuar azil politik, por për të kuruar vajzën që e ka të sëmure”. Kështua deklaron Razie Memia, nëna e ish-gardistit Ylli Memia, dëshmitarit te procesit gjyqesor ndaj Arben Frrokut, i cili prej muajsh nuk gjendet, duke u konsideruar i zhdukur. 

Razie Memia

Nëna e tij, Razia ka thënë se policia ka shkuar disa herë për të kërkuar të birin në banesë, por nuk e kishte gjetur.

Madje, ajo tregon ne nje interviste per “Ora News” se prej tre muajsh nuk ka kontaktuar me djalin e saj. Ajo pranon se disa herë policia ka trokitur në derën e saj duke kërkuar që Ylli Memia të paraqitet në gjykatë, por thekson se djali i saj nuk di asgjë dhe nuk ka bërë asgjë, ndaj policia nuk ka pse ta kërkojë atë.

“Panorama” në një nga kryeartikujt e djeshëm shkruan se Ylli Memia, ish-gardisti që zbuloi dëshmitarin kunder Arben Frrokut ne vrasjen e komisar Lamajt, nuk është paraqitur në proçesin penal në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për dëshmi të rreme.

Emri i Memisë, u permend nga prokuroria si njeriu i cili kishte ndërmjetësuar takimin e dëshmitarit të mbrojtur prej akuzës që pa vrasësit e komisarit Dritan Lamaj dhe dy ish-zyrtareve të lartë të policisë.

Sipas Prokurorisë, ai ishte kontaktuar në telefon nga dëshmitari Arben Ndoka për të denoncuar vrasjen e komisarit të policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura