Zhdukja e avokatit shqiptar/ Zbardhen të reja për kufomën në Leçe, ja shenja që e dallon

Nov 21, 2017 | 9:10
SHPËRNDAJE

Zhvillimet e reja nga Italia për kufomën e gjetur në brigjet e Castros afër Leçes e cila dyshohej se i perkiste avokatit shqiptar te zhdukur Besnik Muco tregojne se ajo nuk i perket atij.

Fillimisht u dyshua se kufoma e nxjerrë nga deti më 6 nëntor i përkiste avokatit Besnik Muço, ish-prokuror në kohën e Berishës.

lece avokat4

Report TV ka zbardhur sot detaje nga Prokuroria e Leçes e cila po zhvillon hetimet.

Prokurorët e kësaj çështje pohuan se me të gjitha gjasat kufoma e gjetur nuk i përket avokatit shqiptar të zhdukur më 2 nëntor.

Prokurorët thanë se ata kanë mbërritur në këtë përfundim nga një detaj shumë i rëndësishëm e cila eshte një protezë hekuri në këmbën e djathtë.

Ndërkohë nga kontakti që ata kanë pasur me familjarët e avokatit Muço, i është thënë se ai nuk ka një protezë të tillë në këmbë. Një tjetër element që ka zbuluar hetimi lidhet me kohë qëndrimin e kufomës në det.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura