Zhdukja e 2.1 milionë dollarëve/ Veliaj sulmon Dukën: Nuk ka bërë një fushë! U themi fëmijëve bëhuni Mesi e Ronaldo, por për ju vendos llumi i Shijakut!

Jan 20, 2022 | 21:53
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i revoltuar për mungesën e investimeve nga FSHF-ja në sportin shqiptar, duke shtuar se institucioni i drejtuar prej dekadash nga Armand Duka nuk ka bërë qoftë edhe një fushë në kryeqytet. 

Veliaj deklaroi se Duka ka bërë politikë me sportin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, duke shtuar se kreu i FSHF-së ka konflikt interesi. 

duka veliaj

Veliaj theksoi se “llumi i Shijakut” nuk mund të vendosë më për të ardhmen e fëmijëve që ëndërrojnë të bëhen si Ronaldo apo Mesi.

“Nëse më thoni që ka një fushë që ka bërë FSHF në Tiranë, dhe nuk e kam parë ma thoni ku! Nuk është bërë një fushë, jeton 1/3 e popullsisë. Kur më thoni po përfshihet politika në sport… Kush po përfshihet?! E para e punës unë jam 30 për qind aksioner i Tiranës, jam palë jo një jashtë. Flasim për investime. Nëse ke një buxhet 20 milionë Pas sot në lajme denoncimin e Panoramës, kishte dhënë FIFA…Për sa kohë t’i ka dhënë FIFA dhe nuk i ke shpërndarë. Ne jemi korrekt kur i japim Tiranës premio… Në 28 mars kreu i Federatës del firmos bluzën dhe del me gjithë kombëtaren dhe thotë votoni ndryshimin.Në mes të fushatës! Dmth politika nuk duhet të merret me sportin, sporti duhet të merret me politikën! Vëllanë deputet, opozitës i thua jo nuk e bën dot me fanellën kuqezi. Cikalleshi është shoku im, por nuk më vjen në emër të Federatës. Të ndajmë shoqërinë personale me emrin e federatës. Kur t’i thua votoni numrin 9 dhe ndryshimin, prit pak”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj i kërkoi Dukës që t’i tregojë listën e delegatëve që voton, ndërsa theksoi faktin që kreu i FSHF-së garon për herë të 6-të, ndërkohë që në Shqipëri flitet për dinozaur të politikës.

“Kur ti futesh në fushatë politike, ti ke vëllanë kandidat, vet thua votoni për opozitën, vetë organizon ndeshjet, ke programe dixhitale të Supersportit. Kjo ka konflikt interesi?! Sot ke 10 mijë fëmijë që po shkojnë në palestra. Nuk e kam detyrën kryesore dhe shih sa kemi bërë, po ata që kanë detyrën kryesore, një fushë nuk kanë bërë në Tiranë. Nëse kishe 2 mln euro paga lufte përse nuk i morën çunat dhe gocat e Tiranës?! Po u themi fëmijëve ëndërroni të bëheni si Mesi dhe Ronaldo, por pastaj do jetë llumi i Shijakut që do vendosë fatin tuaj. Po të ishte llumi i Shijakut i aftë do fitonte bashkinë. Prandaj jam i revoltuar, kur ty të paska ofruar FIFA para, thua do bëj bojkot se s’kam lekë! Cila është lista e delegatëve që voton? Ju e dini që ky kandidon për herë të gjashtë, mblidh Nanon e Berishën bashkë se qahemi nga dionazaurët e politikës dhe nuk ka listë votuesish. Improvizohet. Si u bëka kështu“, vijoi Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura