Zhdukja e 16-vjeçares/ Taksisti që e shoqëroi rrëfen bisedën me vajzën

May 30, 2016 | 19:50
SHPËRNDAJE

Nga hetimet paraprake mësohet se adoleshentja e zhdukur nga banesa, por që u dorëzua në Polici, Gazije Kazija është larguar nga shtëpia me taksi dhe ka zbritur në vendin që njihet si “Plepat”.

Vajza e zhdukur dhe babai i saj
Vajza e zhdukur dhe babai i saj

Taksisti është personi i fundit që e kishte parë vajzën Gazije Kazija dhe familja Kazija e lidh atë me skenarin e largimit të saj nga shtëpia, ndërsa ka dyshime që personi me të cilin është larguar adoleshentja të jetë i njohur me taksistin nga Sukthi.

Ky i fundit është plagosur me thikë pak ditë më parë nga babai i adoleshentes, i cili i ka kërkuar llogari dhe informacione për largimin e së bijës.

Menjëherë pas këtij akti, babai i adoleshentes u largua në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi goditi me thikë taksistin të cilin e fajësoi përse i dërgoi vajzën në mesnatë.

“Më goditi me thikë, s’kam lidhje me zhdukjen, isha në punë. Nuk kam lidhje me këtë ngjarje fare, isha duke kryer detyrën time. Nuk kam të drejtë t’u kërkoj llogari klientëve. Më thanë t’i çoja deri në ‘Plepa’, kështu bëra”, mësohet të ketë deklaruar taksisti për policinë, duke u distancuar nga ngjarja.

Leonidha Musaj 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura