Zhduket vota e 61-të nga e cila varet Qeveria Hoti

Aug 7, 2020 | 22:05
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës është në kërkim të deputeti Ethem Arifi. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest.

Kuvendi-I-kosove-600x360

Të premten nuk u pa në Kuvend. Në ditën kur kolegët e tij po dikutonin në parlament, Etem Arifi mungoi.

Deputeti ashkali i disa legjislaturave, është në kërkim nga policia e Kosovës, pas një fletëarreti nga gjykata Themelore e Prishtinës.

Ai që u gjet fajtorë për përvetësimin e subvencioneve me vlerë të 26 mijë euro tani e ka fikur telefonin.

Madje ka një muaj që ndërpreë komunikimin edhe me kolegët në parlament.

Por tash e tutje pritet që Policia e Kosovës të vihet në kërkim të Arifit meqë Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrest.

Ndërkohë në Policinë e Kosovës kanë thënë që do merrën me këtë rast siç e kërkon detyra e tyre.

Madje për këtë ata kanë ngritur çështje edhe në Gjykatën Kushtetuese. Basha thotë që ende janë duke pritur për përgjigje nga ky organ.

Ethem Arifi është shpallur fajtor në rastin e mashtrimit me 26 mjë euro nga buxheti i shtetit në postin e deputetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura