Zhduket 43-vjeçari nga Mallakastra, babai: Ja pse dyshojmë për rrëmbim

Feb 5, 2016 | 13:26
SHPËRNDAJE

Një person nga Mallakastra rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme, por prindërit e tij ngrenë dyshime për një rrëmbim të mundshëm të tij. Sipas babait të 43-vjeçarit, nga djali i tyre Lavdosh Avdulaj nga fshati Ninësh nuk kanë asnjë kontakt prej orës 01:00 të së premtes, raporton “News 24”.

Policia Diber

“Dyshojmë për rrëmbim, pasi ai u zhduk pas rreth orës 01:00. Në këtë orë pashë të largohej një makinë. I kërkojmë policisë të zbardhë ngjarjen”, ka deklaruar babai i 43-vjeçarit.

Pas denoncimit të familjarëve të Lavdosh Avdulaj, policia është vënë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura