“Zhdukëm sistemin afrofe, por ata duan që…”/ Rama ironizon opozitën: Kush mendon çfarë duhet të bëjë në 25 prill ta ndajë mendjen

Mar 18, 2021 | 10:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi programin për energjinë nuk la pa ironizuar edhe opozitën. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se ata që duan të vijnë sot në pushtet, duan që të rikthejnë ato që u hoqën nga sistemi.

Duke e konsideruar qeverisjen e kaluar si “afrofe”, kryeministri u shpreh se sot të gjitha pagesat apo ankesat për energjinë elektrike bëhen në mënyrë komode, pa radhë dhe pa sharje.

“Afrofeja u zhduk, ashtu sikundër u zhdukën shumë të këqija të atij sistemi që ishte një afrofe qeverisje që sot pretendojnë të rikthehen. Të rikthehen gjëra që mezi i hoqëm nga sistemi. I kanë në program.

Ne kemi sot një sistem që është aq afër dhe transparent për  qytetarin saqë duket e pamendueshme që ajo që kemi jetuar nuk ka qenë 70 vjet por vetëm 7 vite më parë.

Ju kujtoj radhët e pafundme, stresuese me klithma, sherre, sharje për të paguar energjinë elektrike. Në shi, në të ftohtë, ndërkohë që sot pagesa e energjisë bëhet me komoditet në sportele, por edhe nëpërmjet telefonit

Numri i ankesave që ishte një llahtar, sot ka rënë në 0,.3% të numrit të faturimeve”, tha kryeministri.

25 PRILLI

Sipas kreut të qeverisë, ata që mendojnë se çfarë duhet të bëjnë në 25 prill duhet ta ndajnë mendjen, sepse Shqipëria nuk ka më luksin që të kthehet prapa.

“Kjo është një arsye më shumë që gjithkush, kur mendon se çfarë do të bëjë në 25 prill, pa i hequr asnjë presja dhe pa u përpjekur që ti heqin presje ankesave, zhgënjimeve etj., të ndajë mendjen qartë.  Ka kohë të kthemi prapa? Ka hesap Shqipëria të kthehet prapa apo është kohë për të vazhduar për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Unë nuk jam I përdorur, unë nuk jam pa gabime, të metët disa mi njihni, të tjera nuk mi njihni, por i kam siç i kanë të gjithë. Një gjë është e sigurt, unë jam këtu për të luftuar për gjithë secilin prej jush.

Unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël dhe e fëmijëve të tu. Shqipëria të jetë shtëpia ku çdo fëmijë të ndihet krenare dhe të mos dojë të largohet prej saj, apo kur të largohet të ketë padurimin për tu kthyer në shtëpinë e vet”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura