Zguro bën prapakthehu, Luftëtari planifikon miqësore me Andi Lilën

Aug 20, 2017 | 15:39
SHPËRNDAJE

Ishte një nga lojtarët që u lakua si i larguar nga bluzinjtë, pas mbylljes së edicionit të shkuar si dhe u diskutua si një element i kërkuar nga Kamza, mirëpo Vangjel Zguro do të ribashkohet me Luftëtarin. I kontaktuar nga “Panorama Sport” lidhur me të ardhmen e tij, Zguro ka bërë me dije zgjedhjen për të rivazhduar me bluzinjtë.

zguro

“Ditë më parë kam qenë i dyzuar për vijimësinë e karrierës sportive. Nisur nga objektivat dhe programet e Luftëtarit, jam i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur. Luftëtari për mua është shtëpia ime e dytë, pasi u linda dhe formova si lojtar te Pogradeci. Këtu fitova eksperiencën e mjaftueshme për një tjetër sezon pozitiv me Luftëtarin. Nga nesër (sot) do t’i bashkohem ekipit në Nausa për të dhënë më të mirën për ekipin bluzi”, tha për “Panorama Sport” 23- vjeçari Zguro.

MIQËSORET

Teksa Luftëtari vijon përgatitjet në Veria, në platformën e stafit teknik janë programuar dytri ndeshje miqësore. PAS Janina pritet të jetë një ndër kundërshtarët.

luftetari

MERKATO

Fabricio Nunjez do të jetë përfundimisht një ndër sulmuesit e Luftëtarit, ndërkohë që pritet t’i bashkohen ekipit edhe një qendërmbrojtës dhe një mesfushor.

Tomor Shehu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura