“Zgjohu, gjithçka ka një fund”, “Intrigat na ndanë”- Kush është ish i dashuri banakier i Beatrix Ramosajt, bënë tatuazhin e përbashkët në trup dhe u shfaqën në spektaklin e kërcimit

Jan 18, 2022 | 12:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur shpesh për historinë e dashurisë me banakierin. Madje, këngëtarja e ka përmendur edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, ku zbuloi se ishte lidhja e saj e parë e konsoliduar dhe mori fund për shkak të intrigave.

beatrix ramosaj elvi (7)

Ish-çifti përjetuan një romancë gati 3-vjeçare dhe dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje janë shfaqur së bashku në “Dancing With the Stars”.

beatrix ramosaj elvi (4)

Gjithashtu i kishin dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre. “Forever”, ose shqip ‘përgjithmonë’ ishte tatuazhi që Elvi Cenolli dhe Beatrix Ramosaj shënuan në trupin e tyre, kujtim që tani më është fshirë së bashku me historinë e tyre.

Pas ndarjes këngëtarja deklaroi se e vlerësonte shumë ish-partnerin pasi e kishte mbështetur dhe motivuar shumë, megjithatë kishte ardhur koha “që të zgjohej pasi gjithçka kishte një fund”.

beatrix ramosaj elvi (3)

“Jam shumë e lumtur që atë eksperiencë me një njeri që ma ka ditur vlerën dhe më ka mbështetur. Më ka motivuar shumë. E vlerësoj për atë periudhë që ka qenë në jetën time, gjithçka e ka fundin e vet. Jam e mendimit “forever”, e kam edhe tatuazh, por në jetën reale ndodh ndryshe. Erdhi momenti që thashë Beatrix zgjohu, kjo është jeta, gjithçka e ka fundin e vet”, tha ajo për Prive në atë periudhë.

beatrix ramosaj elvi (2)

Ndërsa zbuloi se nuk ka vuajtur pas ndarjes dhe se do dashurojë sërish me gjithë shpirt.

“Unë jam njeri i fortë, nuk vuaj. S’po vuaj, jam shumë e lumtur. Po jetoj në maksimum, s’më intereson çfarë thonë njerëzit. Nuk më pëlqen të shtirem. Jo s’po vuaj, jam natyrë emocionale. Do dua sërish, me gjithë shpirt, sa të mundem. E dua dashurinë”, u shpreh këngëtarja

beatrix ramosaj elvi (1)

Ndërkohë gjatë një bisede pak muaj më parë me Donald Veshajn dhe ish-banorin e BBV, Granit Canën ajo foli për këtë histori dashurie.

Beatrix: Kur e kom pas atë lidhjen, ai djali ka ardh, ka kcy me mu në “Dancing with the Stars”.

Donaldi: Balerin?

Beatrix: Jo, historia që po ju tregoja.

Donaldi: Banakier?

Beatrix: Po. Kemi kërcy bashkë.

Donaldi: Ka qenë në shoë ai me ty?

Beatrix: Jo, ka qenë vetëm një kërcim që mund të merrshe familjarë.

Donaldi: A, s’e mbaj mend.

Beatrix: Na patën vlerësu maksimalisht më duket.

Graniti: Ç’ka ndodhi, a muj me të pyt?

Beatrix: Jam kon tri vjet me atë. Shumë intriga.

beatrix ramosaj elvi (10)

Ndërsa gjatë një bisede tjetër u shpreh brenda shtëpisë së famshme u shpreh: “Një lidhje tamam kam pasur, pastaj kam dalë në dates (takime njohjeje), por s’më ka ecur, s’më ka ngjitur. Unë e kam pasur një lidhje tamam në shkollë të lartë. Dates janë kështu që del njihesh…

Kur jam në lidhje ose kur e dua dikë e vuaj shumë dhe më zgjat periudha e shërimit. Një gjë që mbaron, mbaron. Thjesht më duhet shumë kohë ta marr veten, të jem gati. Domethënë për shumë kohë nuk më hyn në sy njeri, se mund të ketë shumë njerëz të mirë, por s’e kam ndjerë. Një lidhje kam pas, e kam vuajtur se e kam dashur shumë.”

beatrix ramosaj elvi (8)

Ndërkohë aktualisht ajo ka nisur një romancë me aktorin e humorit, Donald Veshaj dhe njihet si vajza që i mori nga duart të dashurin Bora Zemanit.

Marrëdhënia e çiftit ka pasur ulje e ngritje në BBV, por dyshja ia kanë dalë mbanë të ruajnë lidhjen e tyre.

 /Panoramaplus.al

beatrix ramosaj elvi (1) beatrix ramosaj elvi (2) beatrix ramosaj elvi (9) beatrix ramosaj elvi (3) beatrix ramosaj elvi (5) beatrix ramosaj elvi (6) beatrix ramosaj (5) beatrix donald-beatrix-puthja donald beatrix donald-beatrix-1 Beatrix-donald

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura