Zgjohet Vllaznia, siguron një trepikësh të artë ndaj Kamzës (Video)

Dec 16, 2017 | 15:10
SHPËRNDAJE

Vllaznia siguron një trepikësh të artë në shtëpi pas një ndeshje të vuajtur. Shkodranët kanë fituar pas golave të Ribaj, Cinarit dhe Kalajës. Kamza ia bëri mjaft të vështire shkodranëve, pasi kishte mundësi edhe të barazonte pas penalltisë që humbi Plaku. Vllaznia me këtë fitore i largohet disi fundit të tabelës.

Captureasddas

Minutë pas minute

Mbyllet ndeshja, Vllaznia siguron një trepikësh të artë në shtëpi pas një ndeshje të vuajtur, Vllaznia 3-2 Kamza

92′ Largohet Gilman Lika dhe futet Kruja për Vllazninë.

88′ Zëvendësimi i dytë nga trajneri Gjoka, Largohet autori i golit të dytë Cinari dhe futet Hajdari.

85’ Rast i rrezikshëm për Kamzën. Plaku kroson nga e djathta por portieri Sheri del dhe kontrollon topin.

78’ Goooooooool Ngushton rezultatin Kamza, shënon Imeri me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.

73′ Rezi ndëshkohet më karton të verdhë nga Kamza.

69’ Mundësi e mirë pas një goditje dënimi për Kamzën por Plaku dhe Lelis dështojnë ta dërgojnë topin në rrjetë.

67’ Zëvendësimi i dyfishtë për Kamzën, largohet Neziri dhe futet Imeraj, po ashtu lë fushën Kuqi dhe futet Lelis.

56′ Goooooooool Arlind Kalaja shënon golin e tretë për Vllazninë, 8 minuta pas shënimit të Plakut.

53’ Fukui fiton penallti për Kamzën, por Plaku e dërgon jashtë nga pika e bardhë.

48’ Goooooooool Shënon Plaku menjeherë pas golit të Vllaznisë, Vllaznia 2-1 Kamza.

47’ Goooooooool Cinari shënon pas një krosimi nga e majta nga Arlind Kalaja

46’ Zëvendësime për të dy ekipet, largohet Bardulla nga Vllaznia dhe hyn në fushë Kalaja, Ymeraj për  nga Kamza dhe futet në fushë Mumajesi.

Fillon pjesa e dytë në Shkodër.

Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia 1-0 Kamza.

42’ Vucaj me një pasim të bukur për Ribaj ku ai kishte mundësinë të dilte para portierit, por anësori ndal për pozicion jashtë loje.

38’ Cinari tenton një goditje të bukur më këmbën e majtë nga rreth 30 metrash, por goditja ishte shumë e gabuar.

32’ Lojtari i Kamzës, Ivan Fustar, ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ Pretendon penallti Kamza pas një rënie të Mehmetit në zonë, por arbitri vazhdon lojën.

24’ Ndërhyrje e gabuar e Gilman Likës ndaj Nezirit, ndëshkohet më karton të verdhë

18′ Gooooooooool Pas një krosimi nga e djathta e fushës e Gilman Likës shënon Andi Ribaj me kokë.

15’ Arrabal pas një ndërhyrje të rrezikshme ndëshkohet me karton të verdhë.

13’ Pas disa dyluftimeve të rrezikshme në mesfushë nga të dyja ekipet, ka një faull për Bardullën.

4’ Cinari hedh një kros të rrezikshëm nga ana e djathtë, por mbrojtësi Kuqi largon topin nga zona.

Vllaznia 3-1 Kamza  
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Gurishta, Ruçi, Bardulla, Tafili, Vucaj, Lika, Çinari, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Neziri, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi, Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
GjyqtarëKlajdi Kola, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Kreshnik Barjamaj

KV Lika 24′ / Arrabal 16′, Fustar 32′ Rezi 73′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura