“Zgjidhje përmes dialogut ose konflikt i mundshëm”/ Paralajmërimi i Vuçiç: Porosia më e rëndësishme është…

Nov 12, 2020 | 14:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se me Kosovën duhet të vazhdojë dialogu. Sipas tij kjo është zgjidhja më e mirë, pasi në të kundërt do të ndodhë ndonjë konflikt.

vucic

Deklarata e Vuçiç u bë për gazetarët pas takimit që pati me ambasadorët e vendeve të Kuintit, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiç, raporton Radio Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë ka thënë që ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Pavarësisht se si do të përfundojë kjo telenovelë që po e shikojmë”, theksoi Vuçiç.

Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Uashington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Si rezultat i asaj marrëveshjeje, zyra e Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) u hap në Beograd.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura