Zgjidhja gjermane për luftën, kancelari Scholz: Rusia s’duhet të fitojë dhe Ukraina nuk duhet të humbasë

May 23, 2022 | 11:22
SHPËRNDAJE

 

auto_scholz1649437651Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin, që ta ndalojë sulmin e pakuptimtë në Ukrainë, duke thënë se ndihmat gjermane ndaj ukrainasve, rezultuan me rezistencë ndaj forcave ruse.

Scholz i hodhi poshtë kritikat që u tha se ishte shumë i ngadalshëm për ta mbështetur Kievin, kur Berlini fillimisht refuzoi ta furnizonte Ukrainën me armatim. Duke folur për politiken gjermane, Scholz deklaroi se “Rusia nuk duhet të fitojë e Ukraina nuk duhet të humbasë”.

“Unë gjithmonë kam vendosur shpejt, së bashku me të gjithë të tjerët, i koordinuar me aleatët”, tha ai të dielën mbrëma për median gjermane ZDF.

Duke folur për ndikimin e luftës në Ukrainë, kancelari gjerman tha se Berlini do të ndihmojë në rivendosjen e eksporteve të drithërave nga Evropa, për të shmangur një krizë ushqimore. Eksportet sipas Scholzit do të mund të bëhen nga Senegali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura