Zgjidhet kryeministri i ri i Italisë, pse shihet me frikë qeveria e koalicionit

May 21, 2018 | 18:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Giuseppe Conte u zgjodh kryeministri i ri i Italisë nga dy parti populiste, të cilat dëshirojnë që ai të formojë një qeveri koalicioni.

Por Qeveria e koalicionit tashmë e mundshme e përbërë nga partitë e M5S dhe Ligës, shihet me shqetësim, pasi beri publike planet e shpenzimeve që shihen si të prirura për të rritur borxhin publik tashmë të lartë te vendit.

giuseppe-conte-465x390

Çila është marrëveshja e koalicionit? Të dy partite ranë dakord të japin pagesa mujore prej së paku 780 euro (920 dollarë) për italianët që jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Marrëveshja parashikon gjithashtu një normë maksimale individuale te taksave prej 15 përqind, ndërsa biznesi do të paguajë më së shumti 20 përqind.

Platforma bashkeqeverisese përfshin futjen e rregullave më të ashpra për deportimin e emigrantëve dhe bën thirrje për nxitjen e dialogut me Rusinë në çështjet e politikës ekonomike dhe të jashtme.

Ora 09:00

Qeveria e re italiane, ‘beteja’ në Presidencë. Ja cili do të jetë kryeministër

Për çudinë e të gjithëve, dy liderët e kaheve ekstreme të politikës në Itali kanë ndërtuar formulën qeverisëse mes tyre, edhe pse njëri është i ekstremit të djathtë dhe tjetri i ekstremit të majtë, ndërkohë që ekzekutivët e Europës i mbajnë sytë nga Italia, për të parë se si do të veprojnë dy euroskeptikët në vendin me ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë.

dimaio-salvini-lapresse

Lideri i Lëvizjes populiste 5 Yjet, Luigi Di Maio dhe lideri i Legës, Matteo Salvini, duke qenë se nuk binin dakord se cili mes tyre duhej të qeveriste, kanë zgjedhur një emër me të cilin gjetën paqe të dyja palët.

Kryeministri i ardhshëm i Italisë mund të jetë Giuseppe Conte, 54 vjeç. Ai ka lindur në fshatin Volturara Appula të Foggia-s, është diplomuar për Ligj në universitetin prestigjioz “Sapienza” në Romë dhe më pas ka perfeksionuar studimet juridike në universitetet më në zë të perëndimit, nga “Yale” në “Sorbonne”, “Duquesne”, “Cambridge”, “International Kulture Institute” në Vjenë dhe në “New York University”.

Aktualisht jep mësim në Firence dhe te “Luiss” në Romë, si docent i së Drejtës private. Përveçse është avokat mbrojtës në Gjykatën e Lartë, bashkëdrejtues në “Laterza” të dedikuar për “Mjeshtërit e së drejtës”, është anëtar i komisionit kulturor të “Confindustria”. Por njihet edhe si ekspert i “trajtimit të sipërmarrjeve të mëdha në krizë”, gjë që do të jetë e vlefshme në çështjet si “Ilva” apo “Alitalia” në Itali, sipas “LaReppublica”.

Nëse Conti konfirmohet si kryeministër, ai do të ketë në skuadrën e tij edhe liderët e dy forcave politike që formuan qeverinë e re të Italisë, e cila po formohet këto ditë, që pas zgjedhjeve të 4 marsit. Pritet që Matteo Salvini, drejtuesi i Legës, të jetë ministër i Punëve të Brendshme dhe Luigi Di Maio, drejtuesi i Lëvizjes 5 Yjet, të marrë në dorë Ministrinë e Zhvillimit Ekomomik ose Ministrinë e Punës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas mediave italiane, pritet të caktohet ambasadori Giampiero Massolo (ka qenë edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete italiane) dhe në Ministrinë e Ekonomisë do të vendoset Giancarlo Giorgetti, (ish-kryetari i grupit parlamentar të Legës).

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura