Zgjerohet paketa fiskale/ Ja bizneset që përjashtohen nga tarifat e bashkisë. Çfarë tarifash falen

May 28, 2020 | 16:40
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/Bizneset që nuk kanë ushtruar dot veprimtarinë e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk do të kenë barrë tjetër shtesë veç papunësisë.Tirana-femije-covid (9)

Bashkia e Tiranës ka vendosur ta marrë vetë përsipër duke i përjashtuar nga tarifa e zënies së hapësirës publike dhe ajo e pastrimit bizneset që këto tre muaj nuk kanë punuar, e rrjedhimisht as kanë zënë hapësirë e as kanë ndotur. Projektvendimi që ka mbërritur në Këshillin Bashkiak dhe pritet të votohet të hënën e javës që vjen, përfshin një listë biznesesh saktëson listën e bizneseve përfituese nga lehtësitë fiskale.

TARIFA E HAPËSIRËS

Të gjendur përpara faktit që një pjesë e bizneseve pezulluan për aktivitetin duke pësuar humbje të konsiderueshme ekonomike. Kjo bëri që pushteti vendor të shikojë mundësinë e përjashtimit nga detyrimet për shërbime që fundja, ata nuk i kanë kryer. Me vendimin e fundit, pushteti vendor përjashton nga tarifa e zënies së hapësirës publike për baret dhe restorantet për periudhën maj dhe qershor, ndonëse ata janë hapur tashmë.

“Të përjashtohen nga pagesa e tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën maj-qershor 2020 në vazhdimësi të përjashtimit të miratuar me vendimit 28 datë 24.03.2020 të Këshillit Bashkiak vetëm për kategorinë bare dhe restorante, kategori së cilës i është ndaluar zhvillimi i aktivitetit deri në datën 18 maj”, thuhet në projektvendimin që do miratohet më 1 qershor. Sipas të dhënave që disponon drejtoria e tatim taksave vendore, referuar së njëjtës periudhë të një viti më parë, bashkia do të ketë të ardhura të munguara plot 136 milionë lekë për dy muajt e lartpërmendur.

TARIFA E PASTRIMIT

Nga ana tjetër, bashkia ka vendosur të heqë detyrimin e tarifës së pastrimit për një periudhë dymujore edhe për shërbimin e transportit të pasagjerëve, të cilët kanë ngelur në vend numëro prej muajsh, si edhe bar restorantet.

“Duke qenë se gjatë kësaj periudhe këto biznese nuk kanë kryer aktivitet dhe nuk kanë depozituar mbetje urbane, është menduar gjithashtu e përshtatshme një zbritje proporcionale 2-mujore për tarifën e pastrimit për të ndihmuar dhe stimuluar kategorinë e mësipërme të bareve dhe restoranteve. Në këtë kuadër është parashikuar lehtësim edhe për kategorinë tjetër që është prekur nga gjendja e jashtëzakonshme, që është transport i pasagjerëve ne të gjitha nënllojet e tij, taksitë dhe autobusët e transportit qytetas dhe ndërqytetës”, citohet në vendimin e mbërritur për votim në këshill.

Ndryshe nga tarifa e zënies së hapësirës publike, të ardhurat e munguara në buxhet nga ky zë do të jenë disafish më pak, 27 milionë lekë. Sakaq, ngelet ende në fuqi vendimi për shtyrjen e afatit të pagesës së të gjitha taksave dhe tarifave të tjera përgjatë muajve të pandemisë për në fund të muajit qershor, si taksat e qershorit për në muajin gusht.

LISTA E BIZNESEVE QË PËRFITOJNË FALJE TARIFASH

Njësi shërbimi
• Bar kafe
• Restorant, fast-food e të tjera të ngjashme me to
• Pub, diskoteka e të tjera të ngjashme
• Kafe internet, lojëra fati, qendra interneti
• Hotele, motele
• Komplekse sportive, palestra, fitnes, pishina,
qendra e institute kërkimore-shkencore, salla koncerte-mbledhje e videoteka
• Lojëra me kompjuter, lojëra fëmijësh të hapura dhe të mbyllura
Transport pasagjerësh
• Automjet deri 5 vende
• Automjet 6-9 vende
• Automjet 10-25 vende
• Automjet 26-42 vende
• Automjet mbi 42 vende

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura