Zgjerohet harta/ Kroacia dhe Austria konfirmojnë rastet e para me koronavirus

Feb 25, 2020 | 13:17
SHPËRNDAJE

Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë te koronavirusit. Pacienti i infektuar ndodhet ne në spital në kryeqytetin Zagreb, tha sot kryeministri Andrej Plenkoviç.new Fotosud - Napoli Coronavirus al Cotugno vigilantes con mascherina Newfotosud Renato Esposito

“Pacienti është në klinikën e Zagrebit për sëmundje infektive. Ai paraqet simptoma jo agresive. Eshte ne izolim dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkoviç në një konferencë për shtyp.

Nderkohe qe Ministri i Shëndetësisë, duke dhene detaje tha që pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 shkurt deri më 21 Shkurt.

Dy raste ne Austri 

Virusi qe po mban ne panik boten eshte konfirmuar edhe ne Austri. Mediat e huaja bejne me dije se Austria ka verifikuar tashme dy rastet e para të koronavirusit, në Tyrol.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura