Zgjerohet harta/ Konfirmohet rasti i parë me koronavirus edhe në Zvicër

Feb 25, 2020 | 16:45
SHPËRNDAJE

Harta e vendeve të prekur nga koronavirusi sa vjen e zgjerohet, ndërsa ka ko firmuar rastin e parë edhe Zvicra.

Sipas BBC, njoftimin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë e Zvicrës, por nuk dihet ende se ku është pacienti, apo se si u infektua.

koronavirusi

Sot kanë konfirmuara rastet e para me të infektuar edhe Kroacia dhe Austria. Në Kroaci  zyrtarisht flitet për një të infektuar, i cili ndodhet ne në spital në kryeqytetin Zagreb, tha sot kryeministri Andrej Plenkoviç.

Ndërsa në Austri janë verifikuar tashmë dy rastet e para të koronavirusit, në Tyrol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura