Zgjerohen hetimet pas krimit në Kavajë/ “Me raste të rralla përdor kokainë. Atë natë e gjeta në…”, pse u ripyet Marsida në Prokurori

Oct 12, 2019 | 9:56
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ Hetimet për krimin e rëndë që ndodhi në Kavajë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari në banesën e ish-së dashurës, duket se do të zgjerohen edhe në fushën e narkotikëve.

shpia2

Mësohet se Prokuroria i ka kërkuar veprime shtesë Policisë së Kavajës, pasi nuk kanë mbledhur prova të nevojshme për mbetjet e lëndës narkotike, të llojit kokainë, që u gjet në kuzhinën e apartamentit të Marsida Qatjas, ku u vra Dritan Haxholli.

Nga ana tjetër, vetë 30-vjeçarja, ka deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe me raste të rralla përdor kokainë. Madje, ka deklaruar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka përdorur kokainë, duke theksuar se nuk e kishte blerë ajo, por e ka gjetur në pjatë, ku e kishte vendosur miku i saj, Xhuljo.

shpia4

Në dëshminë e saj pas krimit, Qatja ka pranuar në Polici se me viktimën ka pasur një lidhje, së cilës i kishte dhënë fund, por ai kërkonte sërish të kryente marrëdhënie me të.

Por në prononcime që ka dhënë përgjatë dy ditëve në media të ndryshme, ajo thotë të kundërtën. Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës e ka rimarrë në pyetje Marsida Qatjan, por edhe të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në apartamentin e 30-vjeçares.

marsida-me-djalin

Burime nga Prokuroria thanë se Qatja dhe miqtë e saj do të pyetën edhe për kokainën që kanë konsumuar në apartament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura