‘Zgjedhorja’/ Rama takim sot me opozitën jashtëparlamentare, Lubonja: Është e vështirë ta prishësh atë marrëveshje, ndërkombëtarët…

Jul 7, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

Ndërsa kryeministri Edi Rama do të takohet sot me drejtues të grupeve parlamentare të opozitës brenda Kuvendit, për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tyre se nuk do të mbështesin draftin konsensual të arritur nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, nëse s’merren parasysh kërkesat, analisti Fatos Lubonja komentoi situatën.

I ftuar në studion e lajmeve në News 24, ai tha se kryeministri Rama e sheh gjithnjë e më të vështirë fitoren e zgjedhjeve, “ndaj gjen këto manovra për të ndryshuar rregullat”. Sipas tij, Rama e ka të vështirë të prishë marrëveshjen e dakordësuar me ndërkombëtarët.

lubonja4-768x396

Zgjedhejt, Covid, ekonomia ndikojnë për ndryshimin e elektoratit, mund të jenë ndëshkuese për qeverinë e Edi Ramës. Zgjedhjet apo debati i zgjedhjeve nuk mund të mos lidhet me faktin se duke ndjerë këto rreziqe Rama kërkon të maksimizojë mundësitë e fitores së tij, një nga format është ndryshim në rregullat e zgjedhjeve që nuk do të tolerojë.

Të prishësh atë marrëveshje të dakordësuar nga SHBA është e vështirë dhe bëhet më e vështirë sot për Ramën, se nëse pati një farë besimi nga ndërkombëtarët për të pranuar një opozitë kukull, sot e ka shumë të vështirë t’i pranohet një ndryshim me opozitën parlamentare kundër opozitës jashtëparlamentare. Nuk ia pranojnë ndërkombëtarët se do të të thotë të vazhdojë kalvari i kësaj Shqipërie të nëpërkëmbur nga kjo lloj politike”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura