“Zgjedhorja”/ Klajda Gjosha: Qëndrimet e PPE, ndër më të fortat mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit. Shqipëria ka vetëm një alternativë…

Jul 7, 2020 | 18:44
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ndërsa ka komentuar qëndrimet e PPE mbi reformën zgjedhore, duke i konsideruar ndër më të fortat mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit.

“Miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj nëpërmjet zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale, hetimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe liria e mediave përbëjnë thelbin e rikthimit në një Shqipëri normale dhe me standarte demokratike”, shkruan mes të tjerash Gjoshaj.

gjoshaj

PPE kërkoi sot miratimin e marrëveshjes së arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, si dhe fillimin e ndjekjeve penale lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Postimi i plotë:

PPE ka paraqitur sot një nga qëndrimet më të qarta dhe me të forta mbajtur ndonjëherë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, kushtet për celjen e negociatave, por edhe për kriterin kryesor atë të dialogut politik dhe konsesusit për reformat kyce.

Miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj nëpërmjet zgjedhjeve Parlamentare dhe lokale, hetimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe liria e mediave përbëjnë thelbin e rikthimit në një Shqipëri normale dhe me standarte demokratike.

Uroj që gjithcka e shprehur sot nga PPE të përkthehet në një udhërrëfyes për të prodhuar rezultate konkrete.

Shqipëria ka vetëm një alternativë, perspektivën europiane!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura