Zgjedhjet vendore, Vangjush Dako larg Bashkisë së Durrësit: Do e bëja me qejf, por….

Jan 31, 2019 | 22:40
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë më kandidat në zgjedhjet e ardhshme në këtë funksion.
Edhe pse u tregua i rezervuar te shprehej, Vangjush Dako tha se do t’i pelqente puna në krye të Bashkisë së Durrësit, por ai tha që do të jap kontribut edhe në funksione të tjerë të Durrësit.dako-1

Dako tha se nuk ndihej i lodhur për të mos qenë në funksione të larta në Durrës, por do të presë vendimin e strukturave të PS-së.

“Nuk e ndjej vetën të lodhur për të mos qenë kryetar i Bashkisë së Durrësit, por mendoj se kam për të dhënë ende në funksione të tjerë të Durrësit. Por vendimi për kandidatët do të merret nga strukturat e Partisë Socialiste në 15 mars. Mua më pëlqën puna e kryetarit të Bashkisë, nuk është se e bëj pa dëshirë. Nuk kam folur me kryeministrin për asnjë kandidaturë tjetër. Këto janë në kuadër të thashethemeve”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura