Zgjedhjet vendore, Ndrec Deda drejt kandidimit në Mirditë

Apr 17, 2015 | 19:35
SHPËRNDAJE

Teksa vijojne zyrtarizimet e emrave te kandidateve, nga PS-ja mesohet se eshte drejt kandidatures ne Mirdite Ndrec Deda, i cili eshte aktualisht edhe Prefekti i Qarkut Lezhe.

Partia Socialiste zyrtarizoi kandidaturat e saj për Bashkinë e Vlorës, Sarandës dhe Himarës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Në takimin me kryetarin e PS-së në selinë rozë mëngjesin e djeshëm, deputetët e qarkut të Vlorës kanë mësuar mbi vendimin e Kryeministrit për kandidatët për kryetar Bashkie në Vlorë. 

Deputetja Leskaj gjate deklarates per media

Deputetja e këtij qarku, Valentina Leskaj tha se kandidati për Bashkinë e Vlorës do të jetë mjeku Dritan Leli, ndërsa për Bashkinë e Sarandës Floriana Koka. Leli është një mjek i njohur i imazherisë që punon në spitalin publik dhe në një spital të njohur privat, ndërsa regjistron specializime në Francë, Austri, Itali, Greqi, Çikago apo SHBA.

“PS do të paraqesë në tryezën e aleancës, kandidaturën e Dritan Lelit për Bashkinë e Vlorës, kandidaturën e Floriana Kokës për Bashkinë e Sarandës dhe kandidaturën e Gjergj Goros për Bashkinë e Himarës, tha deputetja Leskaj. 

Arben Ahmetaj

Pas Vlorës, radhën për t’u takuar me kreun e PS-së e kishin deputetët e qarkut të Gjirokastrës. Kreu i kësaj liste, Arben Ahmetaj bëri publikë emrat e kandidatëve për bashki në bashkitë e këtij qarku.

“Kandidate e Partisë Socialiste në Bashkinë e Libohovës është zonja Luiza Mandi, për Bashkinë e Tepelenës, PS-ja kandidaton Tërmet Peçin, për Bashkinë e Memaliajt, Durim Roshin, për Bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçen dhe për Bashkinë e Këlcyrës, Klemend Ndonin”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërkaq, dje pasdite, deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Anastas Asngjeli ka prezantuar kandidatët për kryetarë bashkie në Përmet, Këlcyrë dhe Libohovë, ndërkohë fundjavën e kaluar ministrat Ahmetaj dhe Veliaj kishin prezantuar kandidatët për kryetarë bashkie në Tepelenë dhe Memaliaj.

 

Rama gjate nje deklarate para mediave

Pritet që Kryeministri të përmbyllë sot edhe emrat e kandidatëve për kryetarë bashkish që do të kenë disa parti që iu bashkuan koalicionit të majtë në këto zgjedhje, si PDIU-ja dhe FRD-ja.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të marrë Bashkinë e Peqinit, Konispolit dhe pritet dhe atë të Rrogozhinës, ndërsa FRD me shumë gjasa do të ketë kandidatin e saj në Bashkinë e Devollit dhe një bashkëpunim me PS-në në Bashkinë e Tiranës 

 

Ja bashkite qe pritet te zyrtarizohen 

BERAT                                 Petrit Sinaj (LSI-jozyrtar)             
URA VAJGURORE           PS- I papercaktuar                         
SKRAPAR                            LSI- I papercaktuar                       
POLICAN                             PS- I papercaktuar                        
KUCOVE                              LSI- I papercaktuar    
DROPULL                         PBDNJ?                               
KURBIN                            PS- I papërcaktuar                              
MIREDITE                       PS- I papërcaktuar
RROGOZHINE                 PDIU- I papercaktuar                    
VORE                                  LSI- I papercaktuar
DELVINE                            LSI- I papercaktuar                         
FINIQ                                   PBDNJ?- I papercaktuar                                   
KONISPOL                          PDIU- I papercaktuar                                       
SELENICE                          LSI- I papercaktuar                         
BULQIZE                           LSI- I papercaktuar  
PEQIN                                PDIU- I papercaktuar                       
CERRIK                                LSI- I papercaktuar                         
GRAMSH                             PS- I papërcaktuar
MALLAKASTER                LSI- I papercaktuar 
KOLONJE                           LSI- I papercaktuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura