Gara për Tiranën/ Pas Bojaxhiut del i pavarur edhe Sazan Guri: Do mbrojmë hapësirat publike

Apr 6, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Nën moton “Tirana e Shpresës”, ambientalisti Sazan Guri shpalli sot kandidaturën si i pavarur nën siglën e Aleanca Ekologjike Europiane, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Sazan Guri

Guri tha se “Programi ynë është në shërbim të qytetarit”, teksa theksoi se nuk do jetë pjesë as e koalicionit të djathtë as e atij të majtë.

Një ndër pikat e platformës së zotit Guri është edhe: “Stop ndërtimeve brenda vijës së verdhë të Tiranës”.

“Do të mbrojmë hapësirat publike, do të shtojë hapësirat e gjelbra…Ujë të pastër dhe të pijshëm për qytetarët e Tiranës…Korsi të veçanta për përdoruesit e biçikletave”, janë disa nga pikat e platformës së Gurit për zgjedhjet e 21 qershorit. 

Ditën e djeshme në një intervistë telefonike për Panorama Online, Guri konfirmoi se Aleanca Ekologjike Europiane vendosi që kjo forcë politike do të dalë më vete, dhe kryetari i saj Sazan Guri, do të kandidojë për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Per “Panorama Online”, ai u shpreh: “Boll kemi mësuar të pamësuarit. Do të kemi një institucion që do të dëgjohet zeri i qytetarëve, me teknicienë, ku vendimet merren në shërbim të interesit qytetar dhe jo vendime politike, vendime nga të cilat përfiton qytetari”. 

Sazan Guri është aleati i katërt që i ikën Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e vitit 2011, Sazan Guri me partinë AEE ishte në krah të PD-së dhe në Tiranë mori 473 vota. Gjatë kësaj jave PD-së i ka ikur edhe PDIU, PAD dhe Partia e komunitetit maqedonas. 

Deri më tani, jane dy kandidatë të pavarur për bashkinë e Tiranës, Sazan Guri dhe Gjergj Bojaxhi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura